fbpx

“Është e papranueshme”. Fermerët e Fierit dalin sërish në protestë, japin mesazhin e fortë

Screenshot_3-7.png

Edhe pse ka kaluar më shumë  se një muaj nga përmbytjet e shkaktuar nga reshjet e shiut, fermerët e Fierit akoma nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të marrin për kompesimin e dëmeve.

Këtë të enjte ata sërish kanë dalë në protestë dhe i bëjnë thirrje kryeministrit që të mbajë premtimin dhe të dëmshpërblejë dëmet që atyre u shkaktuan nga përmbytjet.

Kryetari i sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka  në fjalën e tij ka bërë me dije se dhe pse kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe reagim nga pushteti vendor.

Sipas tij duke u bazuar në hektarët e dëmtuar nga përmbytjet dëmi shkon deri në 400 mijë euro.

Kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun që na premtoi ngritjen e një komisioni për të vlerësuar dëmet nga përmbytja dhe nuk ka akoma asnjë përgjigje. Është e papranueshme që theksoi se do të kërkonte konsultim për ligjin që ka dy vite që është futur në fuqi, ku pushteti vendor e ka për detyrë që të kompesojë dhe demshpërblejë fermerët. Sot ka kaluar një muaj dhe nuk ka ardhur askush për vlerësimin e dëmeve. Janë dëmtuar 300 hektarë sera me luleshtrydhe dëmi në 300-400 mijë euro sipas asaj që kemi vlerësuar ne. Ne kemi folur me ministren por ajo ka thënë se kompesimi dhe masat për të parandaluar përmbytjet është detyrim i pushtetit vendor”, ka thënë ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303