fbpx

Është ende gjallë! Mediat e huaja shpallin gabimisht të vdekur aktoren e ‘James Bond’

116340417_roberts2_getty.jpg

Ditën  e djeshme aktorja e njohur e hollivudit Tanya Roberts u shpall gabimisht e vdekur ditën e diel, duke shkaktuar një ngatërresë të madhe në lajmet që nisën të qarkullonin në median online.

Roberts, shume famshme për rolet e saj në filmat James Bone, A View to a Kill dhe sezonin final të Charlie’s Angels është ende gjallë, ndonëse përfaqësues të aktores thonë se gjendja e saj shëndetësore vijon të jetë serioze.

Aktorja u rrëzua teksa shëtiste qentë e saj në 24 dhjetor dhe ka pësuar dëmtime të rënda. Përfaqësuesi i Roberts tha se e shpalli aktoren gabimisht të vdekur duke u bazuar në informacionin që mori nga partneri i saj, por më pas spitali i konfirmoi se është ende gjallë.

Lajmi i rremë i vdekjes ka bërë që miqtë, fansat dhe kolegët ta ngushëllojnë dhe mbajnë homazhe virtualisht në kujtim të saj.

Burimi: BBC

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303