fbpx

“Është momenti t’i thërrasin mendjes”, Meta i prerë: Sovraniteti i përket popullit

Gjatë fjalës së tij në konferencën për media, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar se ka që në datën 2 Mars që në veshët e tij kumbon thirrja e popullit për shpërndarjen e Kuvendit. Ndaj, ka theksuar Meta, është momenti për t’i thërritur mendjes sepse sovraniteti i përket popullit.

“Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me një dakordësi totale sic u bën kur ishte Presidenti me dakordësi totale me 140 vota.

E ka thënë qarte edhe ‘Venecia’ nëse duhen ndryshime për çështje që kanë të bëjnë me prekjen e paketës së reformës në drejtësi dhe për çdo çështje tjetër të rëndësishme kjo duhet bërë në mënyrën më konsensuale, sic e thotë raporti I Venecias. Ajo platformë u injorua se ju I dini zhvillimet me teatrin dhe estradat e tjera, por presidenti punon në rrethana që nuk I ka krijuar presidenti.

Unë nuk jam këtu për këtë cështje por për 15 pikat. Paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes të atyre që kërkojnë trazira në këtë vend. Nuk I ka thënë presidenti shqiptarëve ikni, edhe populli aty është në 2 mars, nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes. Duan pa koalicione ta vendosin me referendum, patjetër por ta vendosë populli është thelbësore për demokracinë. Sovraniteti i përket popullit, e keni në pikën 6 të kushtetutës. Nuk do zgjedhim asnjë model Lindor, e kemi demokracinë tonë një herë e mirë, e kemi rrugën të përcaktuar, jemi anëtarë të NATOs dhe jemi drejt BE” tha Meta.