fbpx

Është në burg apo me pushime…? Fotoja e Fjolla Morinës i konfuzon të gjithë

fjolla-morina.jpg

Gjykata Themelore e Prishtinës, dha ditën e djeshme masën e sigurisë për këngëtaren shqiptare, Fjolla Morina, pas arrestimit të saj të hënën. Gjykata mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, pasi Morina është dënuar nga gjykata shqiptare për trafik armës dhe municionesh. Por e çuditshme u cilësua fakti se si në llogarinë e saj private në rrjetin social Facebook këtë të enjte u publikua një fotografi e saj.

Bëhet fjalë për një imazh të këngëtares me bikini në një pishinë, ku shihet në shoqërinë e vajzës së vogël, Alayah, në pushime.

Në fotografi gjithashtu janë cekur ora dhe dita e publikimit të fotografisë, duke ngjallur dyshimet nëse këngëtarja ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe nga paraburgimi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303