Është penduar? Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri

they-allegedly-fought-a-lot-1560166811.jpg

Ndarja e supermodeles Irina Shayk dhe producentit Bradley Cooper bëri bujë para disa muajsh. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën kur Bradley xhironte film me Lady Gagën, “A Star Is Born’ dhe të dy ishin protagonistë.

Pas gjithë historisë Irina Shayk foli për herë të parë  për lidhen e saj 4 vjeçare  me aktorin Cooper. Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk funksioni, modelja  e konsideron veten fatlume.

“Mendoj se kemi qenë të dy shumë me fat që përjetuam diçka të tillë”, tha Irina. Bradley dhe ajo janë prindër të një vajze dy vjeçare, të quajtur Lea De Seine Shayk Cooper. “E kam shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një grua që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe s’di çfarë të bëj. Më duket sikur po rrënohem. Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është natyra njerëzore. Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë”, përfundoi modelja e njohur lidhur me historinë me regjisorin e njohur, Cooper.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303