“Është vetëm çështje kohe”, çfarë paralajmëron PD

Akuzave të PD-së për përfshirje dhe mashtrim të ministrit Ahmetaj për përfitim të Edmond Begos, ministria e Financave iu përgjigj Endrit Duckën, Drejtor në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave.

Ai i i konsideroi të pabaza akuzat e opozitës dhe sqaroi hapat e privatizimit të pronës në fjalë.

E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e Partisë Demokratike. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat partia më e madhe e opozitës thotë se Ahmetaj “bëri budallain për të mbuluar me burokraci të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave”.

“Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpëmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës  mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.

A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt? Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe”, deklaron Partia Demokratike. /Real-news.tv/

Lër një koment