fbpx

Misteri 35-vjeçar, gjenden eshtra njeriu në ambasadën e Vatikanit

vatican.jpg

Eshtra njerëzore janë gjetur në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Romë, të cilat mund të jenë çelësi për të zbuluar një mister 35-vjeçar.

Eshtrat u gjetën gjatë punimeve në ambasadën e Vatikanit në Itali, në afërsi të muzeut të famshëm Villa Borghese.

Një deklaratë e Vatikanit tha se ekspertët po përpiqen të përcaktojnë moshën, gjininë e eshtrave dhe datën e vdekjes.

Mediat italiane kanë spekuluar se ato mund të jenë ato të një vajze adoleshente të një punonjësi të Vatikanit, e cila u zhduk në vitin 1983.

Zhdukja e 15-vjeçares Emanuela Orlandi ka qenë e lidhur gjerësisht me krimin e organizuar ose me një përpjekje për të detyruar lirimin nga burgu të Mehmet Ali Agcës, burri turk që u përpoq të vriste Papa Gjon Pali II në 1981.

Advertisement

Por mediat italiane raportojnë se eshtrat mund të jenë edhe të Mirella Gregori, e cila u zhduk në Romë 40 ditë para Orlandit dhe ishte gjithashtu 15 vjeç.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *