Eskorta shtetërore aksidenton qytetarin, rëndë në spital

Eskorta shtetërore që shoqëronte kryetarin e presidencës së Bosnjës, Dodik, teksa largohej nga Tirana, ka aksidentuar ditën e djeshme një qytetar.

Së paku kështu denoncon ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar denoncimin e një qytetari.

Sipas denoncuesit aksidenti ka ndodhur dje pranë Sanatoriumit në Tiranë dhe i aksidentuari është Shkëlzen Tota, që ndodhet në gjendje kritike te Spitali i Traumës. /real-news.tv/