fbpx

Estonia mban zgjedhje parlamentare

estonia.jpg

Qytetarët në Estoni sot votojnë në zgjedhjet parlamentare, ku partia pro-ruse e kryeministrit Juri Ratas, Partia Qendrore, pritet të fitojë shumicën e vendeve në parlamentin prej 101 anëtarësh.

Pothuajse një milion persona kanë të drejtë vote dhe ata mund të votojnë për 10 parti politike dhe 15 kandidatë të pavarur.

Partia Qendrore, që gëzon mbështetje në mesin e popullsisë etnike ruse – që janë 25 për qind e popullatës – do të përballet me partinë e qendrës së djathtë, Partia për Reforma, që është pro-perëndimore dhe mbështet politika ekonomike më liberale. Po ashtu, në garë janë edhe Social Demokratët, politikat e të cilëve janë të fokusuara në mirëqenie sociale.

Sipas një sondazhi të transmetuesit publik ERR, Partia Qendrore me gjasë do të fitojë 28 për qind të votave. Partia për Reforma pritet të marrë 24 për qind, ndërkaq EKRE 17 për qind. Social Demokratët dhe Konservatorët pritet të marrin nga 10 për qind të votave.

Më 2016, kryeministri aktual, Ratas, mori udhëheqjen e Partisë Qendrore dhe krijojë një koalicion prej tri partive për të formuar qeverinë.

Votimi ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të mbyllet në orën 20:00 të mbrëmjes./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303