fbpx

‘Ethet e minjve’/ Shënohet viktima e parë në Shqipëri! Mjekja bën paralajmërimin e frikshëm…

collage-800x450-1200x630.png

Foto ilustruese

Sëmundja “Ethet e Minjve” ka mbërritur dhe në vendin tonë. Dy raste janë paraqitur deri tani në QSUT,  ku  është shënuar dhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një 32 vjeçar nga Erseka, i cili nuk ka mundur ti bëjë ballë kësaj sëmundje.

Shefja e Shërbimit të Infektivit në QSUT, Najada Çomo, shpjegoi për Report Tv se “ethet e minjve” ose siç quhet në gjuhën mjekësore, ethe hemoragjike, shkaktohet nga brejtësi I kuq dhe transmetohet përmes ushqimit. Çomo shton se nga virusi mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18-40 vjeç.

Kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës të egër. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje  muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

Mjekja bën thirrje që qytetarët sapo të shohin simptomat e para të drejtohen tek spitali rajonal i zones ku banojnë dhe më pas rasti referohet zyrtarisht në QSUT.

Qytetarët që jetojnë në Tiranë nuk janë të rrezikuar, kjo pasi në kryeqytet nuk ka vatër të kësaj sëmundje.  Nxehtesia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta , vdekshmëria është mbi 60%.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303