Etilda Gjonaj u turpërua nga sjellja e gjyqtares në Elbasan, Olti Curri i bën replikë: Fle në hotele me 700 euro nata dhe do i bëjë namin kësaj me “Gucci”

640-0-60b50f3ad0103.jpg

Blogeri Olti Curri i ka kujtuar Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, skandalin me ‘faturat e kripura’ që vërtetonin se zyrtarja e qeverisë Rama kishte shpenzuar 700 euro në një natë, vetëm për të fjetur në hotele luksoze. Vetëm pak orë pas deklaratës së Gjonajt, e cila ‘u skup’ sot pas videove të gjyqtares Enkeleda Kapedani, ku kjo e fundit shihej duke sfiluar në ‘Tik Tok’.

Në një postim në Instastory, Curri shkruan se pikërisht kjo ministre që fle në hotele duke paguar këto shifra, i bën ‘namin’ gjyqtares me veshje “Gucci”.

“D.m.th ministrja e Drejtesise qe fle ne hotele me 700€ nata, do ti beje namin gjyqtares qe ben tik tok me veshje Gucci! Kuptoj bukur shume bukur! Sa mire na e bejne!”- shkruan Curri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303