fbpx

Eugent Bushpepa në zi, humb njeriun e shtrenjtë

auto_1f4f8bb42034352758b85f3facd566b71548057827.jpeg

Një lajm jo i mirë vjen për rokerin e njohur e të talentuar shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili ka humbur babin e tij.

Lajmi është dhënë nga gazetari Gjergj Marku, i cili shkruan se babai i Bushpepës është ndarë nga jeta të dielën.

Sipas tij, Gjon Bushpepa pësoi një aksident në Tiranë, ku jetonte prej vitesh, dhe qëndroi në koma prej disa ditësh.

“Sot, për të ngushëlluar artistin Gent Bushpepa dhe familjarët për ndarjen nga jeta të babait të tij! Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rendë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh. Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë. Ceremonia mortore zhvillohet në Rrëshen. Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!”- shkroi Marku në një postim në Facebook të dielën (20 janar).

real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303