Euro false, kapet 63-vjeçari në Shkodër, në kërkim 2 të tjerë

auto_201702141107392126461487082675.jpg

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 63-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë që akuzohen për posedim dhe përdorim kartëmonedhash të falsifikuara

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në mbështetje te Forcës Operacionale u arrestua në flagrancë shtetasi L. R. 63 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor dhe në kuadër të proçedimit penal Nr.78 viti 2018, të regjistruar në Prokurorinë Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, u bë e mundur gjetja e 46 kartëmonedhave “Euro” me prerje 100-she të dyshuara të falsifikuara, këtij shtetasi, të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe dy shtetas të tjerë që për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

scroll to top