Eurodeputeti qipriot kërkon sqarime nga Balla

Balla-bruksel-1-770x433.jpeg

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Kosovë, kanë shkaktuar debat në parlamentin europian. Eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou, ndërsa lexoi fjalën e Kryeministrit Rama i cili foli për “bashkimin Shqipëri Kosovë në 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra të Serbisë”, kërkoi shpjegime nga kreu i grupit PS, Taulant Balla.

Në përgjigje të eurodeputeti qipriot, socialisti Balla u shpreh se 2025 është momenti anëtaresimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian.

“Ne besojmë se 2025 është momenti anëtaresimit te vendeve te Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon, ne Shqiperi mbeshtetja per anetaresim ne BE eshte mbi 90%. Zhvillojme me te gjithe fqinjet marredhenie shume te mira, perfshire Serbine.” -tha Balla.

Ndërsa u ndal të sqarojë edhe deklaratat për qëndrim me dy fytyra të Serbisë.

“Se pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane behen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare sic ndodhi me Interpol. Anetaresimi i Kosoves ne Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit. Nuk e di se pse nje eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Kudo ne Europe te qellosh mbi policine eshte akt terrorist. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti qendrime dhe deklarata te tilla.” – përfundoi Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303