Mediat greke shkruajnë se ajo e konsideron si një titull nderi këtë fakt.
“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit”, tha eurodeputetja.

Pas ngjarjeve dhe thirrjeve raciste në Bularat, Shqipëri ka shpallur sot si person të padëshirueshëm eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus për nxitje të urrejtjes.