Euronews, lavde kampiones shqiptare

Euronews e ka lartësuar xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendi, në një shkrim kushtuar Grand Slamit të Xhudos në Dusseldorf të Gjermanisë, duke thënë se ky është rikthimi i kampiones olimpike.

Në ditën e parë, heroina kosovare Mjalindja Kelmendi, shkruan Euronews, e vazhdoi turrin e saj drejt majave në kategorinë -52 kilogramë, pasi e fitoi titullin e gjashtë Grand Slam në karrierën e saj.

“Kampionia olimpike u ka treguar të gjithëve se kjo kategori i përket asaj, dhe ky është rikthimi i saj. Sulm pas sulmi nga ajo nënkupton se ajo është Gruaja e Ditës e zgjedhur nga ne”, shkruan Euronews.