EUROPA-LEAGUE / Interi pothuajse i kualifikuar, barazojnë United dhe Sevilla, Getafe “shokon” Ajaxin

Interi skuadra më e kuotuar për të fituar edicionin 2019-2020 të Europa League hodhi një hap të sigurt drejt fazës së 1/8-ave pasi fitoi në sfidën e parë ndaj bullgarëve të Ludogorets në Razgard me rezultatin 0-2. Pas dy humbjeve radhazi mes Kupës së Italisë dhe Serie A, skuadra e Contes u rikthye te suksesi në 1/16 e Europa League. Goli i parë me fanellën e Interit i danezit Christian Eriksen dhe një finalizim i Lukakut pak sekonda përpara fundit me një penallti i japin qetësinë e duhur Interit në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Milano. Sevilla skuadra më e titulluar në këtë kompeticion barazoi 1-1 në Rumani ndaj Cluj një ndeshje në të cilën e pa veten në disavantazh por shifrat u barazuan El Nesyri në minutën e 82-të. Vazhdon të surprizojë Getafe që me gola të Deyverson dhe Kenedy mposhti 2-0 Ajaxin në sfidën e vajtjes, një nga skuadrat që është favorite për suksesin final.Nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 Manchester United në fushën e Club Brugge me belgët që kaluan të parët në avantazh me Dennis por Martial barazoi që në pjesën e parë. Mund të konsiderohet pothuajse i kualifikuar në raundin e 1/8-ave Eintracht Frankfurt që duke se ja ka marë dorën Europa League pas ecurisë fantastike sezonin e kaluar pasi në  Gjermani mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Salzburgun falë një 3-golëshi të japonezit Kamada dhe finalizimit të Kostic. Një fitore të lehtë mori edhe Sportingu i Lisbonës që në Portugali mposhti 3-1 turqit e Basaksehir me golat e Coates, Sporar dhe Viettos. Visca me finalizimin e tij me penallti mbajti në lojë Basaksehirin. Përfundoi në barazim 1-1 sfida e parë mes FC Copenhagen dhe Celtic, ndërkohë që Shakthar Donetsk mposhti me shifrat 2-1 Benfican.