Europa League/ Sot mësohen katër çerekfinalistet e tjera, ja super sfidat

europa.jpg

Edicioni i 11 i Europa League-s dhe i 49 përsa i përket kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Kupat e Evropës tashmë ka hyrë në fazën përmbyllëse, që është padyshim edhe faza më e bukur e këtij aktiviteti. Radhën e kanë katër sfidat e fundit të fazës së 1/8-ave, për të plotësuar në këtë mënyrë edhe kuadrin e skuadrave që do të fitojnë të drejtën për të vijuar aventurën e tyre, në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Spikat natyrisht dueli Sevilla – Roma, një takim sa i veçantë po aq edhe domethënës, pasi ky çift do të përcaktojë një nga klubet çerekfinalistë me thjesht një ndeshje të vetme. Ashtu si edhe sfida tjetër Inter – Getafe edhe përballja Sevilla – Roma u shty dhe nuk u zhvillua pranë mesit të muajit mars, siç ishte përcaktuar në kalendar, për shkak të përhapjes së shpejtë dhe përshkallëzimit të situatës së pandemisë së koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

Ja të gjitha sfidat:

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303