EUROPOL ngre alarmin/ 2 mënyrat e mashtrimit për vaksinimin

Screenshot_11-30.png

Kreu i EUROPOL-it, Catherine de Bolle ka ngritur alarmin kundër vaksinave të mundshme të rreme të koronavirusit. Ajo ka bërë me dije se shtetet anëtarë janë paralajmëruar për rrezikun që u kanoset, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.Transportimi i një vaksine të miratuar aktualisht për përdorim në BE kryhet nën sigurinë më të lartë, kështu që kriminelët do ta kenë të vështirë, por kjo nuk do të thotë, sqaroi De Bolle, që nuk do e shfrytëzojnë këtë moment, pasi ofertat për shitjen e vaksinave kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale.”Ne tashmë u kemi dërguar një paralajmërim Shteteve Anëtare, duke u bërë thirrje atyre që të jenë shumë vigjilentë. Ekziston një rrezik real që grupet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë nevojën për vaksinë për krimet e tyre “, tha de Bolle.

Ajo ka zbuluar edhe dy mënyrat e mashtrimit.

“Mashtrimi mund të ketë një nga dy format: ose vaksinat porositen dhe paguhen dhe nuk dorëzohen kurrë; ose vaksinat e ofruara janë false. Nëse mashtrimi është vetëm bëra e pagesës dha vaksina nuk arrin, i vetmi efekt i keq është ai financiar. Shitja e vaksinave të rreme është shumë më e rrezikshme”, theksoi ajo.De Bolle vuri në dukje se departamentet e policisë në të gjithë Bashkimin Europian po punojnë së bashku për të mbrojtur transportin e vaksinave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303