fbpx

Evakuohet i gjithë qyteti, shkak stuhia e furishme

japan-storm.jpg

Rreth 800 mijë banorë janë evakuuar pasi reshjet shtuan frikën e rrëshqitjes së dheut.

Banorët e Kagoshima, në jug të Japonisë, janë evakuuar në zona të tjera të sigurta për shkak të frikës nga rrëshqitjet e tokës.

Rajoni ka pësuar nivele abnormale të reshjeve në ditët e fundit dhe raportohet se reshjet do të vazhdojnë edhe të enjten.

Rreth 900mm shi ka rënë në ishullin kryesor jugor të Kyushu që nga fundi i qershorit.

Më shumë se 200 njerëz u mbytën në Japoninë perëndimore korrikun e kaluar, kur shiu shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve.

Kagoshima ka 594,943 banorë në 275,287 familje.

Kryeministri i vendit, Shinzo Abe, i ka bërë thirrje qytetarëve të ndërmarrin hapa për të mbrojtur jetën e tyre./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303