Evazion fiskal, Ronaldo shpallet fajtor, paguan miliona euro

C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_5_image.jpg

I qeshur dhe i kapur për dore me të fejuarën e tij Xhorxhina. Kështu, Kristiano Ronaldo u paraqit në Gjykatën e Madridit dhe në të njëjtën mënyrë, pas pak minutash doli sërish.

Interesimit të madh të mediave dhe pyetjeve të shumta të gazetarëve iu përgjigj shkurt. “Gjithçka perfekte”, tha CR7, teksa dilte nga Pallati i Drejtësisë në kryeqytetin spanjoll.

Kristiano Ronaldo iu përgjigj pyetjeve të gjykatësit në lidhje me akuzat për evazion fiskal, pasi i është shmangur taksave me anë të manovrave financiare me llogari bankare në parajsat fiskale.

Sulmuesi portugez pranoi disa javë një marrëveshje me Ministrinë Spanjolle të Financave për të paguar një gjobë 13.4 milion euro.

Po ashtu, futbollisti i Juventusit ka arritur një tjetër marrëveshje për të paguar edhe një gjobë 19 milion euro.

Sa i përket dënimit me 23 muaj burg sipas ligjit, ky dënim do të konvertohet me një tjetër gjobë 400 mijë euro.

C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_3_image C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_4_image C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_5_image C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_6_image C_29_fotogallery_1024122__ImageGallery__imageGalleryItem_7_image
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303