fbpx

“Ezel” bëhet baba për herë të parë!

Aktori i njohur për rolin e “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, janë bërë prindër për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave turke  vajza e tyre ka ardhur në jetë, teksa çifti ka personalizuar një kat të spitalit për vete, ku 5 janë dhoma për mysafirët.

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi se për ta falenderuar që do ta bëjë baba, Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.

Vila ndodhet në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro.

Mësohet se vila përfshin një pishinë dhe një zonë private sportive.