“Ezeli” divorcohet nga gruaja

Aktori i njohur Kenan İmirzalıoğlu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, po kalojnë një kohë të vështirë bashkë dhe mediat në Turqi raportojnë se ata do të ndahen.

Kenan, i njohur ndryshe si Ezel nga shqiptarët, ka pasur probleme të vazhdueshme me bashkëshorten dhe madje thuhet se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Mësohet se ata shkuan në një udhëtim së bashku në Marmaris-Selimiye për tre javë, më pas u kthyen në Stamboll pak ditë më parë dhe tani kanë rezervuar një tjetër udhëtim jashtë

Burime pranë çiftit kanë raportuar se Kenan dhe Sinem kanë probleme të shumta e mosmarrëveshje mes tyre, gjë që i ka çuar drejt vendimit për divorc.

Ata po shtiren si të lumtur vetëm në sytë e mediave, por lidhja e tyre familjare ka marrë fund.

Lër një koment