29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Fabrici: Normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

spot_img

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici ka folur në lidhje me vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është shprehur se Brukseli vazhdon angazhimin  e tij në dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve. Më tej, Fabrici shtoi se qëndrimi i BE-së për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur është i qartë.

“Ju e dini qëndrimin e Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës, është e qartë. Ne jemi në favor të arritjes së një marrëveshjeje që do të jetë ligjërisht e detyrueshme, me normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, tha Fabrici.

Ndërkohë, nënsekretari i Shtetit Amerikan për Çështjet Politike David Hale, para pak ditësh deklaroi se qëndrimi i SHBA është një njohje e pranueshme reciprokisht e Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se çelësi është njohja e qëndrueshme në mes të dyja shteteve./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat