fbpx

Facebook bllokon përkohësisht djalin e kryeministrit izraelit

99521095_mediaitem99521091.jpg

Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është bllokuar nga Facebook për 24 orë pas një seri  postimesh kundër palestinezëve dhe muslimanëve.

Javën e  kaluar,  Facebook, fshiu një postim të Yair në të cilin kërkoi “hakmarrjen e vdekjeve” të dy ushtarëve izraelitë të vrarë nga një palestinez.

Një tjetër postim në të cilin 27-vjeçari shkruante se do të preferonte që “të gjithë muslimanët të largoheshin nga toka e Izraelit” u hoq gjithashtu.

Në postimet  e tij, djali i kryeministrit izraelit kërkoi që të gjithë myslimanët të largohen nga Izraeli, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse.

Në postimin e tij shkruhej; “A e dini ku nuk ka sulme? Në Islandë dhe në Japoni ku përndryshe nuk ka myslimanë”.

Në një postim tjetër ai shkroi se kishte vetëm dy zgjidhje të mundshme për paqen, ose ‘të gjithë çifutët largohen nga Izraeli ose të gjithë myslimanët largohen’.

“Unë preferoj opsionin e dytë,” shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi dy ushtarë u qëlluan për vdekje të enjten në një stacion autobusi në Bregun Perëndimor.

Yair Netanyahu, 27 vjeç, shkruajti në Twitter ankesën e tij se Facebook i kishte bllokuar përkohësisht postimet në llogarinë e tij, postime këto dukshëm anti-myslimane. Ai e konsideron rrjetin social si “diktaturë”.

Kryeministri izraelit e ka dënuar veprimin e Facebook për ti bllokuar llogarinë e djalit të  tij për 24 orë, duke e quajtur këtë veprim si  të pabesueshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *