fbpx

Facebook do të frenojë gjuhën e urrejtjes

zuckerberg.jpg

Facebook thotë se është duke u përmirësuar në mënyrë aktive, duke hequr gjuhën e urrejtjes dhe provokimeve.

Facebook thotë se kompania gjithashtu po shton operacionet në mënyrë që kompjuterat të mund të rishikojnë dhe të marrin vendime të shpejta për sasi të mëdha informacioni në mënyrë që mijëra punonjës të kompanisë të mund të marrin vendime.

Në të ardhmen, nëse dikush nuk pajtohet me vendimin e Facebook-ut, ai ose ajo do të jetë në gjendje të apelojë pranë një bordi të pavarur. Nuk i takon Facebook-ut “të marrë vendime kaq të rëndësishme për shprehjen e lirë dhe sigurinë, këto vendime i takojnë përdoruesit,” tha shefi ekzekutiv i Facebookut Mark Zuckerberg.

Mark Zuckerberg sqaroi se kompania ka patur disa arritje muajt e fundit për të goditur gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjen e dhunshme, por pranoi gjithashtu se ende mbetet shumë për të bërë. “Ka çështje që nuk zgjidhen kurrë”, tha ai. “Do të ketë vazhdimisht probleme përsa i përket përmbajtjes”.

Por Mark Zuckerberg u shpreh se ende ka shumë për të bërë në vende të tilla si Mianmar. Në tremujorin e tretë, kompania ka identifikuar 63 përqind të mesazheve të urrejtjes që u hoqën, nga 13 përqind në tremujorin e fundit të vitit 2017.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *