fbpx

Facebook fshin 122 profile ruse

Facebook njoftoi se ka fshirë 122 profile, faqe, grupe dhe profile në Instagram nga Rusia të cilat kanë shkelur politikën e saj për përzierje të huaj dhe qeveritare.

Sipas hetimit të brendshëm të Facebook, rrjeti ka qenë i lidhur me kundërzbulimin ushtarak rus dhe qëllimi primar ka qenë Ukraina dhe vendet tjera fqinje të Rusisë nga rajoni.

Funksionimi i këtij rrjeti karakterizohet me taktikë të sofistikuar të anashkalimit të monitorimit të Facebook dhe fshehjes së prejardhjes. Individët që kanë qenë të përfshirë në rrjetin e zbuluar janë paraqitur si qytetarë lokal dhe kanë shfrytëzuar profile të rrejshme që të menaxhojnë me disa grupe dhe faqe dhe të komentojnë në vende të ndryshme.

Pjesa më e madhe e këtyre aktiviteteve kanë ndodhur në vitin 2016-të dhe 2017. Edhe pse disa paraprakisht janë zbuluar dhe janë fshirë nga monitorimi automatik i Facebook, disa kanë mbetur aktiv deri javën e kaluar.

Disa nga profilet kanë thënë se janë gazetarë qytetarë dhe i kanë shfrytëzuar identitetet e rreme që të kontaktojnë me politikanë, gazetarë dhe personalitete tjera të theksuara në Ukrainë dhe vende tjera duke tentuar që të publikojnë ngjarje të rreme për çështje kontestuese politike.