Facebook i përgjigjet akuzave për të dhënat e përdoruesve

Pasi New York Times njoftoi të martën se rrjeti social Facebook lejoi disa gjigantë të teknologjisë të kishin qasje më të madhe se sa ishte zbuluar në të dhënat personale të përdoruesve, kompania Facebook tha se nuk i ka dhënë akses kompanive të tjera për të dhënat personale pa miratimin e vetë përdoruesve.

New York Times ka zbuluar detaje të reja rreth mënyrave se rrjeti social ka qasje të përbashkët në të dhënat e përdoruesve me firmat e tjera të teknologjisë, duke përfshirë Amazon, Apple, Microsoft, Netflix, Spotify dhe Yandex.

Në disa raste, kompanitë e tjera kanë thënë se ata nuk ishin as të vetëdijshëm se kishin qasje të veçantë.

Facebook ka deklaruar se asnjëherë nuk u dha të tjerëve qasje në të dhënat personale pa lejen e njerëzve dhe nuk kishte parë prova se të dhënat e përdoruesve ishin keqpërdorur.

Megjithatë, përsëri ka pranuar se duhet të kishte ndaluar palët e treta të përdornin të dhënat e përdoruesve, pasi deklaroi publikisht se kjo tashmë është ndaluar për arsye sigurie.

Shembujt e dhënë nga NYT përfshijnë lejimin e kompanive të tjera për të lexuar mesazhet private të përdoruesve dhe për të parë emrat, detajet e kontaktit dhe aktivitetet e miqve të tyre. /real-news.tv/

 

Lër një koment