Facebook kufizon mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se do të kufizojë mundësinë për transmetim të drejtpërdrejtë pak para mbajtjes së një samiti për ekstremizmin online, që është organizuar pas sulmeve në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.

Gjiganti teknologjik ka thënë se fillimisht do të ketë paralajmërime për shkelje të rregullave të reja të Facebook.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka konsideruar këto masa “si hapa të mirë”.

Në muajin mars, një i vetëquajtur supremacist i bardhë ka sulmuar dy xhami në Christchurch, duke lënë të vdekur 51 persona.

Kompania Facebook është zotuar se do të shpenzojë 7.5 milionë euro në teknologji dhe bashkëpunim ashtu që përmbajtja e ndaluar të fshihet automatikisht.

“Qëllimi ynë është që të minimizojnë abuzimin në transmetim të drejtpërdrejtë derisa iu lejon njerëzve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi çdo ditë”, është thënë në deklaratën e kësaj kompanie./real-news.tv/