Facebook nxjerr rregulla të reja

Facebook thotë se do të forcojë rregullat dhe masat mbrojtëse në lidhje me reklamat politike, “për të parandaluar ndërhyrjen e huaj” në zgjedhjet në Evropë dhe gjetkë.

Kjo do të bëhet e ditur në fund të marsit, për të ndihmuar në transparencën më të madhe të reklamave politike në Facebook.

Sipas drejtuesit të komunikimeve në gjigantin e teknologjisë, Nick Clegg, rregullat e reja do të kërkojnë që reklamat politike, të lidhura me zgjedhjet e BE-së në maj, “të autorizohen”.

Clegg, ish-zëvendëskryeministër i Britanisë, i cili është punësuar në Facebook në tetor, tha të hënën në Bruksel se këto rregulla do të mbulojnë reklamat që “nuk mbështesin në mënyrë të qartë një kandidat apo parti politike, por që fokusohen në tema shumë të politizuara, si migracioni”./real-news.tv/