Facebook paditet nga Washington DC

Prokurori i Përgjithshëm i Uashington D.C. lajmëroi se SHBA ka paditur kompaninë Facebook për mënyrën e dyshuar se si i ka mashtruar përdoruesit rreth asaj se si ruajti të dhënat e tyre personale.
Kompania më e madhe e medias sociale në botë është kritikuar pasi u zbulua në fillim të këtij viti se një kuiz personaliteti i palës së tretë që u shpërnda në Facebook, mblodhi informacion mbi profilin e 87 milionë përdoruesve në mbarë botën dhe shiti të dhënat në firmën konsulente politike britanike Cambridge Analytica.
Prokurori i Përgjithshëm Karl Racine tha se Facebook mashtroi përdoruesit sepse kishte njohuri rreth incidentit dy vjet përpara se të bëhej publik.
Facebook tha në një deklaratë: “Ne po shqyrtojmë ankesën dhe presim të vazhdojmë diskutimet tona me avokatin e përgjithshëm në Washington DC dhe gjetkë”.
Facebook mund të dënohet një ndëshkim civil prej 5,000 dollarë për shkelje të ligjit të mbrojtjes së përdoruesit, ose potencialisht afër 1,7 miliardë dollarë, nëse ndëshkohet për çdo përdorues të prekur. /real-news.tv/

Lër një koment