Facebook rrezikon një gjobë miliarda dollarëshe

acastro_180828_1777_facebook_0002.0.jpg

Rrjeti social Facebook dhe Komisioni Federal amerikan i Tregtisë po negociojnë një gjobë miliarda dollarëshe për shkak të çështjes së shkeljes të privatësisë nga ky rrjet, njoftoi ”Uashington Post”.

Gazeta vlerëson se kjo mund të jetë gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë në një kompani teknologjike.

Duke cituar burime pranë Komisionit, gazeta thekson se të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje mbi shumën e gjobës.

Dënimi është i lidhur me skandalin e Cambridge Analytica, që shpërtheu vitin e kaluar dhe që përfshiu profilet e 87 milionë përdoruesve të rrjetit social. Është mësuar se Facebook-u ka ndarë, pa lejen e përdoruesve, informacion rreth profilit personal për dhjetëra miliona njerëz me një zhvillues të jashtëm të aplikacioneve në vitin 2014.

Komisioni Federal amerikan i Tregtisë, i cili po heton praktikat e privatësisë së Facebook-ut që nga marsi i vitit 2018, është afër përfundimit të hetimit. Mbetet për t’u parë nëse kompania Facebook do të gjobitet./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303