Fadil Berisha dedikim të veçantë Kendall Jenner

Fotografi i mirënjohur me famë ndërkombëtare Fadil Berisha i ka kushtuar një dedikim të veçantë modeles Kendall Jenner, një ndër motrave të familjesKardashian-Jenner.

Berisha ka kujtuar kohën kur ka realizuar setin e parë fotografik për modelen e njohur, e cila asokohe ka qenë vetëm 14 vjeç.

‘Seti fotografik i parë për Kandell Jenner, në moshën 14-vjeçare. Punuam sëbashku edhe 5 vite te tjera pas këtij seti. Shumë krenar me të’, shkruan fotografi shqiptar krahas fotos, ndërkohë ende nuk dihet nëse do të realizojnë një tjetër set fotografik së bashku.