Fakt tronditës: Ja pse kurrë nuk duhet të porosisni kafe apo çaj, në avion!

Punonjësit e fluturimeve kanë shpërndarë fakte befasuese të transportit ajror, që kurrë mund të mos jenë ditur e që tani mund të vënë dritë në pijet që ju shërbehen gjatë fluturimit.

Të gjithëve na ka ndodhur që në fluturime të gjata me avion, të porosisim një kafe në bord, në mënyrë që të marrim sado pak veten nga lodhja.

Por, kamarierët e avionëve, sugjerojnë se ju kurrë nuk duhet të porosisni kafe apo çaj, në fluturime. Por çfarë nuk shkon më kafen dhe çajin, është pyetja juaj?

Në dallim nga pijet në shishe ose të konservuara, kafeja dhe çaji vijnë nga uji i rubinetit. Kamarierët e fluturimeve thonë se ata kurrë nuk e dinë se kur mund të ketë qenë hera e fundit që depozita e ujit është pastruar.

Pra, uji është me baktere të rrezikshme  të cilat mund t’ju sëmurin. Ndaj ju këshillojmë për të mirën e shëndetit tuaj, mos porosisni kafe apo çaj.