Paga marramendëse e shefes së Bet365

Është zbuluar paga marramendëse e shefes së kompanisë Bet365, një nga më të mëdhatë e basteve sportive në botë.

Vetëm vitin e kaluar, Denise Coates ka fituar 300 milionë euro, ku përfshihen edhe bonuset, duke përfituar nga paratë me mund që fitojnë njerëzit dhe që i shpërdorojnë me baste.

51-vjeçarja nga Stoku i Anglisë ka meritën që i pa para të gjithëve mundësitë e mëdha që ofronte kumari “online” për “rrjepjen” e njerëzve, të pasur e të varfër bashkë, nga e gjithë bota, përfshirë shqiptarët.

Bet365 lejon çdo person që ka një kartë krediti apo debiti të regjistrohet në faqe me numrin e llogarisë së tij bankare dhe të vendosë bast 24 orë në 24, për çdo sport të mundshëm, ose të luajë kazino elektronike dhe lojra të ndryshme.

Lër një koment