Falet me 5 muaj taksa për hapësirën publike, Bashkia Kukës merr vendimet e rëndësishme

bi-2.jpg

Këshilli Bashkiak i Kukësit ka marrë sot vendimin për të falur për 5 muaj taksën vendore për hapësirat publike. Kështu kjo taksë do të paguhet vetëm për 7 muaj në territorin e Kukësit, ndërsa lehtrësime kanë ardhur edhe për biznesin e vogël.

“Bashkia e Kukësit ka qenë në një situatë shumë të vështirë këto kohë dhe ka bërë maksimumin e mundshëm me të gjithë burimet, resurset, donatorët, për të kaluar këtë situatë. Janë ndihmuar mbi 3000 familje.

Gjithashtu në kaudër të masave në situatën ku ne ndodhemi bashkia e Kukësit ka marrë edhe dy projektvendime përsa i përket taksave dhe tarifave vendore. Një projektvendim lidhet me shtyrjen e vendimeve vendore, që janë taksat për biznesin e vogël deri me datën 20 qershor. Deri në këtë datë nuk do të ketë penalitete për shlyerjen e tyre. Një projektvendim tjetër lidhet me afatin e përllogaritjes së tarifës për hapësirën publike. Hapsira publike nuk do paguhet për 12 muaj por vetëm për 7 muaj,”-shprehet Granit Gjana, drejtori i kabinetit të kryetarit të bashkisë Kukës.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak  janë miratuar edhe familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri  6% nga të ardhurat e bashkisë për muajin mars. Kohë më parë Këshilli Bashkiak i Kukësit ka miratuar fondin e emergjencës civile me vlere 30 milionë leke te vjetra për dhënien e ndihmave familjeve me në nevojë që nuk mund të përballojnë ekonomikisht jetesën për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore të COVID 19.

scroll to top