Falsifikim dokumentesh dhe drejtim mjeti pa leje, prangosen 2 persona

Policia Kufitare ka arrestuar shtetasen në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier.

Ajo është ndaluar nga policia pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg” në vitin 2017

Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.P., 44 vjeç, banues në fshatin Borsh.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Sarandë-Borsh, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi përkatës.