Falsifikoi pasaportën me foton e Kim Kardashian, arrestohet 29 vjeçarja

Mund të mos jetë një ide e mirë të përdorësh fytyrën e një ylli botëror për të falsifikuar pasaportën. Këtë e provoi një kolumbiane 29 vjeçare, e cila kishte vajtur për vizitë në Koloni.

Gruaja u përpoq të përdorte një pasaportë amerikane në një bankë, por punonjësja njohu menjëherë foton në dokument, e cila ishte e Kim Kardashian, një ndër personazhet më të ndjekura në Instagram e jo vetëm.

Kështu, pas kësaj ideje aspak frytdhënëse, 29 vjeçarja u arrestua nga policia menjëherë.

Turistes së pakujdesshme, agjentët i sekuestruan edhe dy karta krediti, të cilat rezultuan false.