fbpx

Falsifikonte formularët për hyrjen në Greqi, ja sa para fitonte pogradecari

hghhgf.jpg

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Bëhet me dije se ai falsifikonte formularët për hyrjen në Greqi të emigrantëve shqiptarë.

Ai përfitonte për çdo formlar 1 mijë deri në 1 mijë e 500 lekë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Falsifikoi kundrejt fitimit, formularët për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të dokumentacionit të 33 shtetasve shqiptarë dhe konkretisht të formularëve të hyrjes për në shtetin grek, iu kanë lindur dyshime se mund të ishin dokumente të falsifikuara.

Gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera nga Seksioni për krimin ekononik-financiar në DVP-Korçë, rezultoi se shtetasi E. B., nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mashtrimi, kryer më shumë se 1 herë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303