fbpx

Familja Bushati në zi, ish-ministri i jashtëm humb njeriun e dashur

Një lajm shumë i rëndë është mësuar sot për familjen e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Raportohet se sot pasdite ai ka humbur të atin, Sulejman Bushati.  Sulejman Hamza Bushati ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë.

Më pas ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha dhe të njohur në Shkodër.