fbpx

Familja hap dyert e mortit/ Zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt: Kudreti na ka kërcënuar…

hapen.jpg

Ditën e djeshme Kudres Saliaj u vra në lokalin para gjykatës nga ish-vjehrri i tij. Sot familja e Kudretit ka hapur dyert e mortit ndërsa ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00.

Sakaq është zbardhur dhe dëshmia e Dhurata Saliajt, e cila u arrestua dje së bashku me të atin e saj Mexhit Picarin, si bashkëpunëtore në krim.

“Me Kudretin kemi pasur marrëdhënie të acaruara, sa herë që doja të takoja fëmijët na kërcënonte. Kudreti kërcënonte se do të më vriste. Rasti më i fundit ka ndodhur përpara katër ditësh, ku ai na ka kërcënuar. Kur vinte në shtëpi përballej me mamin tim. Familja ime ka jetuar në presion prej kaq shumë kohësh”, është shprehur Dhurata Saliaj.

Mes të tjerave Dhurata Saliaj ka thënë se e ëma e saj kishte urdhër mbrojtje nga viktima, dhe se gjatë ditës së djeshme babai e kishte shoqëruar për në Gjykatë, pasi i frikësohej Kudretit, se mund të hakmerrej ndaj saj.

Historia e konfliktit mes çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj ka nisur në fundin e vitit të kaluar, ku ata janë përfshirë në akuza të ndërsjellta për tradhëti dhe dhunë, ndërkohë që viktima nuk e lejonte bashkëshorten e tij që të shihte tre fëmijët e mitur, të cilët jetonin me të atin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303