fbpx

Familja infektohet me COVID-19, reagon Bashkia Fier: Vetëizolohuni! Po kërkojmë vajzën që…

fie.jpg

Bashkia Fier njofton se familja e Eduart Sulos nga Zogu i Zi në Dërmënas duhet që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore pasi janë infektuar nga koronavirusi.

NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim.

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19,  i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.

Ndërkohë u morën masat menjëherë nga NjA Dërmënas, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe. Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

Fieri është një nga qarqet më të goditura nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë prekur në total 4 persona. I pari është një 66-vjeçar i kthyer nga Italia, në të njëjtin avion me gruan nga Durrësi që ndërroi jetë në spital.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303