13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Familja iu shua para syve nga tërmeti, i mbijetuari rrëqeth: O Zot thashë…do bëhesha gjysh por…

Albert Cara ka rrëfyer sot historinë tragjike të jetës së tij. Ai është i vetmi i mbijetuar nga familja Cara, pasi pjesëtarët e tjerë iu shuan para syve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Mes lotësh, Alberti ka prekur me rrëfimin e tij për News24. Ai ka treguar edhe një herë ngjarjen e rëndë, duke u ndalur te momenti kur pa vajzën e vogël dhe djalin që i zunë rrënojat.

Me dhimbje të madhe dhe i përlotur ai tha se teksa pritej të bëhej gjysh se nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, tani më nuk është as baba.

“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” tha ai me lot në sy për ‘news24’.

Kujtojmë që nga tërmeti tragjik Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat