fbpx

Familja mbretërore reagon pas njoftimit të Meghan dhe Herry

harrymeghan.jpg

Familja Mbretërore thuhet se është “e lënduar” nga njoftimi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex që ata do të tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore.

Me sa kuptohet, Princi Harry dhe Meghan nuk u këshilluan me ndonjë pjesëtar të familjes mbretërore para se të bënin deklaratën.

Buckingham Palace ishte “i habitur”, tha korrespondentja mbretërore e BBC, Jonny Dymond, pasi bisedimet për të ardhmen e tyre kishin filluar, por ishin në faza shumë të hershme.

Pallati mbretëror u përgjigj se kishte “çështje të ndërlikuara” për të punuar.

Në deklaratën e tyre të mërkurën, Harry dhe Meghan thanë se morën vendimin “pas shumë muajve të reflektimit dhe diskutimeve të brendshme”.

Ata thanë që synojnë të tërhiqen nga rolet e tyre në Familjen Mbretërore dhe të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Ata planifikojnë të ndajnë kohën e tyre mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut, ndërsa vazhdojnë të respektojnë detyrën e tyre ndaj Mbretëreshës dhe Commonwealth.

“Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke siguruar gjithashtu hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër”, thanë çifti në një deklaratë të shpërndarë në Instagram.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303