Familja më e madhe në Britani, me 21 fëmijë

Britains-biggest-family.jpg

Familjes më të madhe në Britani i është shtuar edhe një pjesëtar. Sue Redford, 43 vjeç, lindi fëmijën e 21, për të cilën thotë se do të jetë e fundit.

Një çift bashkeshortësh nga Britania, që kishin menduar se do të sillnin jetë maksimumi tre pasardhës, tashmë janë bërë prindër të 21 fëmijëve.

Sue Redford lindi fëmijën e parafundit në shtator 2017 dhe ajo premtoi në atë kohë se do të ishte e fundit.

Duke folur për “The Sun”, Znj. Radford tha: ‘Ata ishin të gjithë duke pritur për përqafimin e parë me vogëlushen. Është një moment kaq i bukur kur sjell një shtëpi një të porsalindur dhe të tjerët janë të gjithë të rreshtuar gati për t’a mbajtur atë.

Burri i saj Noel, 47 vjeç, u shpreh: “Unë nuk mendoj se dikush mendon se do të ketë 21 fëmijë. Menduam se do të kishim tre. Disa njerëz vendosin të ndalojnë pas dy ose tre fëmijëve. Ne e kemi bërë atë pas 21. Askush nuk e kishte menduar që do të bënim 21 fëmijë. Mendonim se do të bënim maksimumi tre. Tashmë e kemi vendosur të ndalim. Bonnie e kompletoi familjen tonë”.

Megjithatë, “The Sun” shkruan se edhe para se të lindte vajza e tyre e parafundit, e cila tashmë është 14 muajshe, çifti ishte shprehur në të njëjtën mënyrë.

“Tashmë ka ardhur fundi. Veshjet e shtatzanisë do t’i hedh dhe të qenurit shtatzënë nuk do të më mungojë aspak. Të gjithë më pyetën në spital nëse do të më shohin sërish vitin tjetër dhe i sigurova që jo. Do të shijojmë fëmijët që kemi dhe do të presim nipër dhe mbesa”. Çifti solli në jetë fëmijën e parë kur Sue ishte 14 vjeç, ndërsa Noel 18 vjeç.

Djali i tyre më i madh Christopher është tani 30 vjeç dhe motra e tij katër ditore Bonnie është hallë e vajzës së tij 16-muajshe. Bonnie ka edhe dy nipa të tjerë.

Edhe vetë fëmijët e tyre nuk e besojnë se prindërit e tyre do të ndalen me kaq.

scroll to top