Familja Obama, dedikime të ndjera për Shën Valentin

Screenshot_48-3.jpg

Barack Obama postoi një dedikim të ndjerë për gruan Michelle dhe bijat në Ditën e të Dashuruarve.

Çifti është martuar që nga viti 1992 dhe festuan 28 vjetorin e martesës tetorin e kaluar.

Barack dhe Michelle Obama shfaqen plot dashuri në familjen e tyre.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit tre njerëzve që kurrë nuk dështojnë të më bëjnë të buzëqesh. Drita juaj verbuese e bën gjithçka më të ndritshme“, shkroi ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoqëruar më një foto të ëmbël familjare.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit, @barackobama! Jeta është gjithmonë më e ndritshme kur unë jam pranë jush“, shkroi Michelle Obama në Twitter, në një fotoromantike me bashkëshortin.

Barack Obama falenderoi gruan e tij ashtu dhe dy vajzat, Malia, 22 vjeçe dhe Sasha, 19 vjeçe. Familja Obama kanë kaluar një pjesë të madhe të vitit të kaluar në karantinë me dy vajzat e tyre dhe nuk kanë munguar fotot familjare, të postuara në rrjetet sociale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303