fbpx

Familjarët e pacientes dhunojnë mjekët

dhunohet-fizikisht-nj-euml-mjek-n-euml-durr-euml-s-ndash-ja-pamjet-e-tmerrshme-video_hd-780x439.jpg

Një episod dhune ka ndodhur gjatë natës së kaluar në urgjencën e QSUT. Familjarët e një pacienteje kanë dhunuar mjekët dhe infermierët duke i akuzuar për neglizhencë dhe mungesë kujdesi ndaj të afërmes së tyre.

Ndërkohë sot ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila dënon dhunën ndaj personelit mjekësor

“Ministria e Shëndetësisë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj ekipit mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku familjarët e një pacienteje dhunuan në mesnatë mjekët dhe infermieren e turnit në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme.

Dhuna ndaj personelit shëndetësor mjek apo infermier në detyrë, është një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm.
Personeli shëndetësor, në mënyrë të veçantë ai i Urgjencave është në shërbim të qytetarëve natën dhe ditën, për të dhënë ndihmën e parë në kohën e duhur, duke shpëtuar jetë. Vetëm në urgjencat e QSUT paraqiten mesatarisht rreth 315 mijë raste në vit. Një volum pune i jashtëzakonshëm që përballohet me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm nga ekipet e urgjencave 24/7.
Kujdesi shëndetësor që duam ka në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, moscënimin dhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit”, deklaron Ministria e Shëndetësisë.

Më tej, MSHMS inkurajon organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen, dhe i bën apel opinionit publik, të mirëkuptojë dhe përkrahë bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *