Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nxjerrë sot disa pamje pranë spitalit Infektiv, ku shihen familjarët e të prekurve nga Covid-19. Presidenti ka lëshuar një apel.
“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta.
Advertisement