fbpx

Familjarët të shqetësuar për të afërmit me koronavirus, në spital askush nuk u jep informacion

Të shqetësuar, shumë qytetarë kërkojnë informacion për familjarët e tyre të prekur me COVID-19, të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  Përpos merakut, tashmë ata përballen edhe me mungesën e informacionit, ndërsa janë të detyruar të presin në lulishtet e spitalit me shpresën se mos mësojnë një lajm të mirë për të dashurit e tyre.

“Po presim këtu kot si bagëtitë”, shprehet një prej tyre. Kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetjen nëse kanë kërkuar informacion nga mjekët përgjigjja është kjo: “Nuk ma hap telefonin doktori”.

“Nuk kam informacion fare, po presim, nuk na thonë asgjë. Pse nuk del doktori që të kontaktoj me të, nuk pranon të dalë”, shprehet një tjetër familjar.

Nisur nga shqetësimi i qytetarëve, Euronews Albania u interesua pranë spitalit, por sërish informacioni mungoi. “Tani nuk është vendi këtu”, përgjigjet një mjeke dhe futet brenda në ambientet e spitalit dhe mbyll derën. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë në Shqipëri, ku pacientët e prekur me koronavirus marrin shërbim mjekësor. Euronews