Fansat e këngëtares mendojnë se Ariana Grande është biseksuale

Ariana Grande postoi një tjetër këngë, që duhet se ka ngritur dyshime për seksualitetin e saj. Ajo publikoi klipin “Monopoly”, një bashkëpunim me Victoria Monet, për të cilën fansat mendojnë se ka komentuar edhe marrëdhëniet e saj me femrat.

Pjesa e tekstit që ngre pikëpyetje është:

“Më pëlqejnë femrat dhe meshkujt,

Punoj kaq shumë, kam nevojë për një binjak”.

Pasi fansat dëgjuan tekstin nisën të bënin pyetje nëse ajo është biseksuale.

“Nëse Ariana është biseksuale dhe kjo është mënyra e saj për ta zbuluar, atëherë jam krenare për të. Nëse nuk është, atëherë faleminderit për himnin e biseksualëve”, shkroi një prej ndjekësve të këngëtares.

Ariana pas publikimit të këngës shkroi: “Për miqësinë, për lirinë dhe për mbrojtjen e energjive tuaja”.

Gjatë videoklipit shihet se këngëtarja bën disa lëvizje për largimin e “gjërave” të këqija si, negativiteti apo inatçinjtë.